Profili

  • Drama: Halka/ Rrethi
  • Regjizori: Volkan Kocaturk
  • Skenari: St. Danube, Selim Ben, Ali Demirel, Mary Alive
  • Kompania: Es Film
  • Kanali: TRT 1
  • Zhaneri: Aksion/Krim/Drame/Aventure
  • Episode: 
  • Gjuha: Turqisht
  • Viti prodhimit: (2019)

Pershkrimi

Emri Halka vjen nga një organizatë kriminele me një simbol që ka tre rrethe.

Halka është një organizatë kriminele që arriti të hyjë në botën e errët në Turqi. Kurdo një anëtar bëhet i fuqishëm, organizata vendos ta vras atë.

25 vjet më parë, një udhëheqës mafia Eren Karabulut bëhet kërcënim për Halkën dhe ai bie në kurth të tyre. Bebeja e tij rrëmbehet nga një nga anëtarët e Halkës. Për ta shpëtuar fëmijën, Ereni shkon në vendtakimin, por ai vritet.

Gruaja e Erenit, Humejra nuk mund ta gjej fëmijën e saj. Fëmija e saj Xhihangir u mor nga Ilhan dhe në kthim ajo mori beben Kaan. Humejra e kupton se nuk ka zgjidhje tjetër vetëm ta rrisë Kaan si djalin e vetë.

25 vjet më vonë, Xhihangir tani djali i Ilhan Tepeli, nuk di për të kaluarën e tij. Ai beson se është djali i Ilhanit. Ai vuan nga pagjumësia dhe shpesh konsulltohet me psikologun e tij. Ai punon së bashku me ashtuquajturin babain e tij në biznes jo të ligjshme.

Në anën tjetër, Kaan Karabulut u rrit nga Humejra pa e ditur të kaluarën e tij. Ai beson se Humejra është nëna e tij biologjike dhe se babai i tij u vra nga disa persona të panjohur. Ai ka qenë në burg për 2 vjet për shkak vjedhjes. Qëllimi i tij është se ai dëshiron ta zbuloj shpifjen kundër tij dhe të gjej vrasësin e babait të tij.

Xhihangir dhe Kaan ecin ngadalë-ngadalë në lojën e krijuar nga organizata Halka.

Një ditë në stacionin policor, Kaan shikon videon se si babai i tij vdiq. Kjo vrasje u fillua të hapet përsëri pas 25 vite. Kaan dhe dy policë tjerë, Xhemali dhe Bahari vendosin ta lirojnë Kaan në mënyrë që të shkoj pas organizatës Halka.

Në të njëjtin ditë, Xhihangir merr videon e njëjtë nga një person i panjohur, dhe pas kësaj Xhihangir kupton se babai i tij biologjik u vra 25 vjet më parë. Ai e kupton se është mes një loje dhe fillon ta kuptoj se kush është pas kësaj.

Kaan dhe Xhihangir shkojnë kundër Halka për arsye të ndryshme, por të njëjtin qëllim. A do të bëhen Xhihangir dhe Kaan shok apo armiq? A do të mundin ta gjejne udhëheqësin e Halkës?

Aktoret:

   Serkan Çayoglu,            Hande Erçel

   Serkan Çayoglu     Hande Erçel

Foto nga seriali

This slideshow requires JavaScript.