Premiera e “Forca Biri Im” (Hadi Be Oglum)

Premiera e “Forca Biri Im” (Hadi Be Oglum) është mbajtur më 13 Shkurt 2018. Kivanc Tatlitug, Busra Develi, Yucel Erten dhe Alihan Turkdemir janë aktorët kryesorë të këtij projekti. Në këtë film, Kivanc Tatlitug luan rolin e një babai i cili lufton për të komunikuar me djalin e tij.

Ishin të shumtë artistët turq të cilët ishin pjesë e kësaj premiere. Ndër to mund të përmendim: Başak Dizer Tatlıtuğ, Kenan İmirzalıoğlu, Sinem Kobal, Burcu Kara, Burak Deniz, Tolga Çevik, Ece Uslu, Barış Falay, Rıza Kocaoğlu, Deniz Marşan, Önder Öztarhan, İlker Ayrık, Sanem Ayrık, Şahika Ercümen, Sedef Avcı, Kıvanç Kasabalı, Çağatay Ulusoy, Zeynep Beşerler, Emir İçgören, Beyza Şekerci, Engin Hepileri, Burak Hakkı, Hara Pappa, Esra Erol, Fulya Zenginer, Akasya Asıltürkmen, Serdar Özerman, Alper Saldıran, Furkan Palalı etj.

Kivanc Tatlitug u shpreh “ Falenderojmë të gjitha ata persona që kontribuan në realizimin e këtij projekti, regjizorin dhe producentët tanë. Jemi kuriozë të shohim audiencën. Jemi përpjekur me të gjitha mundësitë të reflektojmë një histori të sinqertë dhe të ngrohtë. Kinemaja është një fushë ndryshe për mua dhe dua të lë gjurmë edhe këtu gjithashtu. Shpresoj që ky të jetë një projekt I cili do lërë gjurmë në kinema.”
Busra Develi u shpreh se “Jam shumë e emocionuar. Jam shumë kurioze për reagimin e audiencës. Eshtë një film dramatik dhe I gëzueshëm në të njëjtën kohë.”
Kolona zanore e këtij filmi është realizuar nga Feridun Duzagac, I cili deklaroi se “Eshtë një film ku ndjehem krenar që jam pjesë e tij. Problemi më I madh sot është komunikimi dhe kjo gjë është marrë në konsideratë në këtë film. Shpresoj të jetë një film që t’ju prekë zemrat.”
Regjisori I filmit Bora Egemen u shpreh se “ Të gjithë pjestarët e ekipit kanë dhënë gjithcka për këtë projekt. Shpresoj që edhe audienca ta pëlqejë dhe ta shijojë.”
Ju rikujtojmë se ky film do të transmetohet më datë 16 Shkurt 2018 në kinematë turke.
Ja disa foto nga mbrëmja e djeshme:
Cagatay Ulusoy:

                                 
Basak Dizdar Tatlitug:


Kenan Imirzalioglu and Sinem Kobal:


Kivanc Kasabali dhe Tolga Cevik


Barış Falay: