Dashuria surprizë e vitit: Cansu Dere dhe Engin Akyurek

Janë shpërndarë fjalë se aktori dhe aktorja e njohur turke, Engin Akyurek dhe Cansu Dere janë bashkë prej pak kohësh. Engin Akyurek nuk ka pasur një lidhje kohët e fundit, ndërsa Cansu Dere sapo vjen nga një lidhje me një francez. Ajo më parë është shprehur se :”Unë te një mashkull kërkoj inteligjencën, mencurinë dhe komunikimin. ”

Eshtë deklaruar se të dy ata preferojnë të takohen larg syrit të publikut me qëllim që lidhja e tyre të mos shkatërrohet. Pika e tyre e takimit është vendi ku Engin jeton, në Stamboll, në anën e Anadollit.

Të dy ata, Engin Akyurek dhe Cansu Dere mbajnë distancë nga media. Ata nuk duan të fotografohen së bashku derisa të sigurohen për lidhjen e tyre.

Le të shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt për t’i parë së bashku, pse jo edhe të përqafuar 🙂