Interviste e Ferhatit dhe Aslit ne Dashuri Bardh e Zi

İBRAHİM ÇELİKKOL & BİRCE AKALAY-INTERVISTE NE “HÜRRİYET CUMARTESİ” 14.10.2017

“LIGESIA NUK MUND TE MPOSHTET AS NGA DASHURIA?”

Errësira e zezë nga njera ane,pafajsia e bardhe nga ana tjeter. Cfare do te ndodhe nese keto dy ngjyra bashkohen dhe dy njerez afrohen me njeri-tjetrin? Eshte nje njeri i afte te ndryshoje per dashuri? Seriali me i ri i Kanal D, Dashuri bardhe e Zi shpjegon pikerisht kete. U takuam me aktoret e famshem Birce Akalay dhe Ibrahim Celikkol…

 

-Me aq sa mund te shohim nga trailerat, ju do te jeni cifti me sexy (hot)  i sezonit.  Jeni takuar me pare me njeri-tjetrin?

Birce Akalay: Eshte me e sakte te themi cift harmonik sesa seksi ose hot. Ne kemi kercyer tango me Ibrahimin per trailerin. Tango eshte kercimi me sensual ne planet me harmoni shume te madhe. Pavaresisht se ne nuk e njihnim njeri-tjetrin, e fituam kete harmoni perpara se seriali te dilte ne ekran, me ndihmen e trajnereve tane Erdal dhe Nora. Por nuk po flas per partnerin tim sepse Ibrahimi  pershtatet shpejt dhe eshte shume i talentuar. Shpresoj ta ruajme kete harmoni gjithmone.

-Cfare mendimi ke per njeri-tjetrin?

Ibrahim Celikkol: Birce ka nje energji shume te larte, ajo eshte nje person shume i mire dhe jo egoist. Jemi argetuar shume bashke. Energjite tona jane shume te lidhura, shpresoj qe kjo te reflektohet bukur edhe ne ekran. Nuk e di se cfare ka thene ajo per mua.(qesh)

Birce Akalay: E njoh  Ibrahimin prej nje kohe te shkurter. Tani per tani mund te them se Ibrahimi eshte nje person qe pelqen te qeshe, ka shume humor, i sjellshem, miqesor, padyshim shume punetor, kujdeset shume per jeten e njerezve te tij te dashur  dhe te gjithe ekipit ne sheshxhirim.

-Nje nga sloganet e serialit eshte: ”Dashuria mposht te gjitha ligesite”.  Jeni dakort?

Birce Akalay: Niveli i ligesise eshte shume i rendesishem. Si genjeshtra qe eshte e bardhe ose e zeze. Keshtu eshte edhe ligesia. Ligesia nuk mund te mposhtet as nga dashuria.

İbrahim Çelikkol: Me zjarrin e pare,dashuria sjell te keqen nga injoranca, me pas dashuria e refuzon  ate dhe e mposht te keqen me te kaluaren e mire, por duhen mbajtur premtimet per te ardhmen dhe mos te ndalosh se punuari per kete, mendoj une.

-Cfare mendoni per fuqine e dashurise? Si e shpjegoni dashurine?

İbrahim Çelikkol: Dashuria ka krijuar luftra ne histori dhe ka shkaterruar shtete. Besoj se e ka kete fuqi.

Birce Akalay: Dashuria midis dy njerezve nuk mund te pershkruhet me pushtet. Dashuria eshte naïve. Ne ndihemi te fuqishem se emocionet jane te thella. Dhe ne behemi me te pergjegjshem per te. Jeta eshte e bukur pa e presionuar dashurine. Dashuria e ben njeriun te ndjeshem. E  dashuroj te jem ne dashuri ne jeten time. Kjo eshte gjeja me e cmuar ne dashuri.

 

-A eshte e mundur, qe kudo ku dashuria len gjurmen e saj, e bardha te shnderrohet ne te zeze dhe e zeza ne te bardhe, si ne serial?

Ibrahim Çelikkol: Kudo ku dashuria len gjurmet e saj, atje ka nje bekim, lulezim, freski, shumefishim, ngjyrim. Ndonjehere dashuria lodhet, shqetesohet por nuk e humbet entuziazmin.

Birce Akalay: Kjo eshte ajo qe ndodh ne serialin tone. Dashuria eshte e miksuar me bashkeveprimin e ciftit gjate gjithe kohes. Dy njerez, e bardha dhe e zeza mund te bien ne dashuri. Dhe ne kohe dashuria gershetohet me ngjyrat e tyr,e por vetem nese ka dashuri te vertete. Ne te kundert, per disa te tjere ky ndryshim  eshte i menjehershem,  i perkohshem dhe pas nje fare kohe cdokush kthehet ne ngjyrat e tij nje dite.

-Sa shume te  bardhe dhe te zeze ka brenda  jush?

Birce Akalay: Shenja ime e horoskopit eshte binjaket dhe karta ime eshte pak e ndryshme. Ne disa raste eshte e bardhe ose e zeze. Kurre ne mes. Por ndonjehere mund te jem edhe gri gjithashtu. Sepse jam harmonike. Ndonjehere mund te jem aq e shpejte  sa mund te mos me ndjekesh dot.

İbrahim Çelikkol: Kam qene me absolute, me strikt si e bardha me te zezen. Por sa me shume jetojme dhe rritemi,  mesojme te jemi me fleksibel.  E pranoj dhe prezencen e grise gjithashtu.

-Personazhi  i  Ferhatit ndryshon me humbjen e te atit. Ti e ke humbur babain kur ke qene 18 vjec. Si ka ndikuar kjo humbje ne jeten tende?

İbrahim Çelikkol: Te te rreshkase nga duart personi me i cmuar i jetes tende, te humbasesh modelin tend te jetes sjell pasoja afatgjata. E njejta gje me shkaktoi dhe mua humbja e tij ne nje moment kyc te jetes sime. Ishte dicka qe me perballoi me jeten, ndoshta me beri te hedh hapa  te sigurt, ndonjehere me ka bere te ndjehem vetem, por ne te njejten kohe me mesoi mua  te vleresoj gjerat dhe te jem prane njerzve te mi te dashur.

-Ke luajtur basketboll per 15 vite. Ka qene humbja e babait arsyeja pse ti hoqe dore?

İbrahim Çelikkol: Babai im me mbeshteste vazhdimisht kur une luaja basketboll, qe nga trajnimi im i pare deri ne trajnimin tim te fundit. Ai me gjendej prane ne cdo ndeshje, nuk desha te shkoja perpara pa te.

-Mamaja , hallat, motrat, gjyshja… Si nje familje e dominuar nga femra te beri ty nje burre.

İbrahim Çelikkol: U bera nje burre qe respekton femrat, qe kujdeset per to, qe eshte emocional, me vetbesim, i  forte, i qarte qe merr mesime nga jeta dhe  e shpreh veten hapur.

 

-Sa filloni te flisni, femrat behen te çmendura pas jush. A jeni aq seksi sa ju shikojme në ekran?

İbrahim Çelikkol: Më e vështirë për një njeri është të flasë për veten. Në fakt, unë përshtas diçka nga vetja për çdo rol që luaj. Më pëlqen aksioni, e jetoj thellësisht dashurinë, jam shumë emocional.

-A mendoni se fizika juaj ndonjëherë bëhet pengesë para aktrimit tend?

İbrahim Çelikkol: Përkundrazi … Unë mendoj sedel shumë  mirë në ekran kur pamja kombinohet me një aktrim të mirë.

-Ju jeni të pasionuar me sportet dhe ne i shohim muskujt tuaj në çdo projekt. Duke bërë sporte mendoni se “Kam punuar shumë (në trupin tim), pse të mos e shfaq (ate)”?

İbrahim Çelikkol: Unë kurrë nuk kam bërë sporte për të treguar muskujt e mi. Sportet kanë ekzistuar në jetën time që nga fëmijëria ime, ka shumë atletë në familjen time dhe unë jam rritur duke bërë sporte. Unë e kam bërë gjithmonë atë për vete, për shëndetin tim fizik dhe shpirtëror. Unë bëj sport çdo ditë. Unë kam qenë duke luajtur basketboll dhe tenis që kur isha gjashtë vjeç. Unë notoj. Në dimër absolutisht i perkushtohem snowboarding.
-A jeni me te vertete macho ashtu sic duket?

İbrahim Çelikkol: Njerëzit që më njohin thonë se unë jam pikërisht e kundërta. Më lejoni të them që nuk më pëlqen të flas në letra shumë të mëdha, prandaj nuk është ajo që duket të jetë nga jashtë. Unë jam shumë emocional, mendoj se ky është ndikimi më i madh në mua për shkak të rritjes në një familje ku dominon gruaja. Ndjenja e dhembshurisë, zërit të ndërgjegjes, rrahjet e zemrës janë shumë të njohura për mua.

-Ju u martuat papritmas në një periudhë që ishit shumë i famshem … Si e more vendimin per tu martuar?

İbrahim Çelikkol: Martesa jonë nuk ishte planifikuar me të vërtetë. Ne shkuam në Datca për t’u takuar me miqtë tanë, degjuam historinë e Knidos dhe ne beri shume pershtypje. Për dy ditë ne pergatitem të gjitha detajet dhe u martuam me praninë e tre-pesë personave. Ishte një martesë shumë e qetë, shumë miqësore dhe me dashuri.

-Çfarë ndryshoi martesa te ju?

İbrahim Çelikkol: Ajo nuk ndryshoi asgjë. Mendoj se kjo është ajo që është e bukur. Por përgjegjësia ngriti emocionet e mia. Meson të marresh vendime të përbashkëta, të bësh plane të përbashkëta, të ndash jetën.

-Për një periudhë keni jetuar ne ferme larg qytetit. Pse një person do ta bënte këtë në një moshë të re?

İbrahim Çelikkol:  Më pëlqen të jem i rrethuar nga natyra. Kjo nuk ka të bëjë fare me moshën time, por me këndvështrimin tim për jetën, për kënaqësinë time. Unë thjesht zgjodha të isha aty ku ndihesha më mirë.

-A ndryshoi kjo situatë pasi u martuat?

İbrahim Çelikkol:  Nuk ndryshoi. Tani ne jetojmë në një shtëpi me kopsht larg qytetit.

-Si ka ndikuar jeta atje?

İbrahim Çelikkol:  Si do të prekeshin njerëzit ku rreth teje ka katër pula, me qen që të bëjnë të ndjehesh gjallë deri në fund, me zërin e zogjve, ajrin e pastër, duke jetuar me një mendim të mirë, duke mos përfshirë njerëz …