Surpriza e Burak Ozcivit për Fahriye Evcen.

Burak Ozcivit dhe gruaja e tij, Fahriye Evcen jetonin në një apartament në Istinye, Stamboll përpara se të martoheshin në 29 Qershor, 2017. Ky apartament ishte pronë e Fahriye Evcen.

Tani, cifti I ri ka marrë me qera një vilë me kopësht dhe pishinë në Beykoz, Acarkent, Stamboll. Shuma që ata paguajnë për qeranë është rreth 5000$ ose 15’000 lira Turke. Tashmë Burak dhe Fahriye kanë filluar të bëjnë porositë për mobilimin e saj.

Fahriye është shprehur: “Gjithmonë kam ëndërruar për një vilë me kopësht. Buraku më surprizoi dhe mori me qera këtë vilë që unë e pëlqeja shumë, pa më thënë absolutisht asgjë.”