Kivanc Tatlitug me një tjetër projekt.

 

Kompania “25film” ka filluar xhirimet e një filmi ku protagonistë do jenë Kivanc Tatlitug dhe aktori I vogël Alihan Turkdemir. Xhirimet kanë filluar me datë 21 tetor, në Kas, Antalya dhe priten të zgjasin 5 javë.  Deri më tani është zbuluar  titulli I cili është “Hadi be Oglum” (Forca biri im) si dhe fakti që këta dy aktorë do jenë në rolin e babait dhe djalit.  Kivanc do luajë rolin e një peshkatari ku emri i tij do jetë Ali dhe djali i tij, Efe (Alihan Turkdemir) do luajë rolin e një fëmije që vuan nga autizmi. Nëna e tij do të jetë aktorja Busra Develi ku ende nuk është bërë i ditur emri i karakterit të saj në këtë film. Vogëlushin Alihan Turkdemir e njohim nga roli I princit Mustafa në serialin “Sulltanesha Kosem”.

Ju bëjmë me dije që ky film nuk do t’I mungojë faqes sonë Artisti.com.al 🙂