Cesur ve Guzel numëron ditët e fundit drejt finales.

Cesur ve Guzel (Guxim dhe Bukuri), një nga serialet më të ndjekura si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri, po numëron ditët e fundit drejt finales.  Sipas të dhënave zyrtare, seria e fundit do të transmetohet  në Turqi më datë 22 qershor ku do të zbulohet nëse historia Cesurit dhe Suhanit do të ketë një fund të lumtur ose jo.  (Të shpresojmë që po. )

Tatlitug dhe Buyukustun pasi kanë përcjellë emocione të mëdha në ekranet tona, kanë falenderuar të gjithë fansat, ekipin e tyre te punës dhe cdo person tjetër që ka qenë pjesë e këtij seriali. Gjithashtu,  Tatlitug është shprehur se skena e tij e preferuar ka qenë ajo e episodit të parë, ku ai shpëton Suhanin. Ai ka thënë se karakteri I Cesurit ka qenë një eksperiencë plotësisht e re për të dhe se ka zbuluar shumë gjëra në vetvete duke luajtur këtë rol. Buyukustun është shprehur se e gjithë kjo ka qenë një punë e mrekullueshme dhe falenderon karakterin e Suhanit për të gjithë këtë.

Duke I falenderuar për emocionet e përcjellura, I urojmë suksese të mëtejshme dhe rikthim të shpejtë në ekranet tona.